Kroacia e mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Marokut
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kroaci - Marok, ndeshje kjo e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës.
Kroacia ka shkuar në pushim me avantazh prej 2-1.
Ishte fillimisht Kroacia që kaloi në epërsi me golin e Gvardiolit në minuten e shtatë, kurse dy minuta më vonë Achraf Dari u përkujdes për të barazuar rezultatin për 1-1.
Pak para përfundimit të fraksionit të parë të ndeshjes Miraslav Orsiq dyfishoi epërsinë për 2-1.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”. /Zeri.info