Reagimi epik i burrit nga Zimbabveja kur sheh borë për herë të parë, pasi u shpërngul në Angli

Ky është momenti interesant kur një burrë nga Zimbabveja sheh borë për herë të parë pasi u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet tregojnë Noel Bakon, 27-vjeçar, që duket i gëzuar dhe i emocionuar teksa kërcen përgjatë një shtrese të hollë bore në Malvern, Worcestershire, transmeton Telegrafi.

Noel u transferua në Angli në qershor për t’u bërë bashkë me gruan e tij Jaima, 29 vjeçe, të cilën e takoi në një park lojërash të kafshëve në Gweru, Zimbabve, në vitin 2019.

“U ndjeva si foshnjë për herë të parë duke parë borën. Sinqerisht doja të qaja sepse isha shumë i emocionuar”, tha Noel.

“Kisha parë borë në televizor, por në fakt mendoja se mund të ishte false. Më dukej sikur isha në TV duke e parë këtu. Mezi pres që të bjerë borë e madhe”.

Noel ishte duke punuar si nëpunës prokurimi në Gweru kur takoi Jaima-n, e cila ishte vullnetare.

“Po kënaqesha me punën time një ditë dhe mund të them se e pashë që ajo po më vështronte. Ajo m’u afrua dhe bëri lëvizjen e parë”, tha ai.

Jaima u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pasi mbaroi puna e saj vullnetare, por u kthye në Zimbabve në janar të vitit 2021.

“Ne thjesht ramë në dashuri menjëherë. Është e vështirë të thuhet, por e dija se isha tërhequr prej tij që në fillim”, tha ajo.

Ata u martuan në mars të vitit 2021 dhe aplikuan për vizë bashkëshortore, e cila u pranua në qershor.

Noel tani punon si kuzhinier ndërsa Jaima është një punonjëse kujdesi.