Vritet një person në përleshjen mes tifozëve francezë dhe marokenë
Dje ishte ndeshja mes Marokos e Francës, ku Franca shkoi në finale pasi fitoi me rezultat 2:0.
Pas kësaj në Francë janë raportuar trazira mes tifozëve marokenë dhe atyre francezë, ku për pasojë ka vdekur një djalë.
Sipas një deklarate zyrtare, ky djalë u godit dhunshëm nga një veturë në jug të Francës, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Ai u transferua në spital, por ai vdiq pak pasi arriti atje,kështu kanë thënë nga Departamenti i Heraultit.
Sipas raportimeve thuhet se vetura e dyshuar është gjetur afër skenës së krimit, kurse policia janë duke e hetuar vdekjen. /Zëri