Trajneri i Marokut: Ne bëmë më të mirën

Trajneri i Marokut, Walid Regragu, ka folur me lëvdata për ekipin e tij.

Ndonëse humbën me rezultat 2-0, tekniku i ka përgëzuar lojtarët e tij duke thënë se kanë bërë më të mirën.

“Ne bëmë më të mirën, që është gjëja më e rëndësishme.”, tha trajneri i Marokut “Kishim disa lëndime, por ata që luajtën bënë maksimumin dhe ne u kthyem në lojë menjëherë pasi pësuam golin në pjesën e parë. Në pjesën e dytë shkoi edhe më mirë, ne u përpoqëm të shënonim golin e barazimit deri në minutën e fundit, por nuk ia dolëm”, tha në fund Regragui.

Maroku bëri një paraqitje të mirë, duke i eliminuar disa skuadra të mëdha si Portugalinë, Belgjikën.