Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të COVID-19.

Bëhet e ditur se nga 54 testimet e bëra në 24 orët e fundit, tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nëntë persona janë vaksinuar dhe nuk ka asnjë të shëruar.

Aktualisht në Kosovë janë tetë raste aktive me COVID-19. /Zëri