Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit nga Botërori: Fitimi i një Kupe Bote për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe, dje ajo mbaroi
Cristiano Ronaldo më në fund ka reaguar pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës “Katar 2022”.
Kombëtaarja portugeze u mposht mbrëmë nga Maroku me rezultat 1-0.
Pas përfundimit të ndeshjes, Ronaldo shpërtheu në lot pasi pa eliminimin nga Kampionati Botëror.
E, sot vetë lojtari ka reaguar në faqen e tij zyrtare, ku tha se fitimi I një Kupe Bote për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe.
Postimi i plotë:
“Fitimi i një Kupe Bote për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Fatmirësisht fitova shumë tituj të përmasave ndërkombëtare, përfshirë Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në pozitën më të lartë në Botë ishte ëndrra ime më e madhe. Unë luftova për të. Luftova shumë për këtë ëndërr. Në 5 paraqitjet që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, gjithmonë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugezë, dhashë gjithçka. Lash të gjitha në fushë. Unë kurrë nuk e ktheva fytyrën time në luftë dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr, mjerisht dje ëndrra mbaroi. Nuk ia vlen të reagosh ndaj nxehtësisë. Thjesht dua që të gjithë ta dini se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë moment. Unë isha gjithmonë një që luftoja për objektivin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’ia ktheja shpinën kolegëve dhe vendit tim. Nuk ka shumë për të thënë tani për tani. Faleminderit Portugali. Faleminderit Katar Ëndrra ishte e bukur ndërsa zgjati… Tani, po shpresojmë që koha të jetë këshilltar i mirë dhe të lejojë secili të nxjerrë përfundimet e veta”, shkroi Ronaldo.