Sirenat e alarmit lëshohen edhe në Zubin Potok

Në Mitrovicë gjatë ditës janë lëshuar sirenat e njohura si “uzbuna” alarmuan qytetarët atje, por pas kësaj serbët barrikaduan rrugët në Rudarë.

Por sitrenat e alarmit kanë rënë edhe në Zubin Potok pas orës 16:00, raporton Zeri.info.

Kështu bën të ditur portali “Kossev”, ku thuhet se përveç kësaj ka filluar edhe mbledhja e serbëve në qendër të Zubin Potokut.

“Sirena e alarmit ka rënë edhe në Zubin Potok pak pas orës 16:00, na bëjnë të ditur banorët e kësaj komune. Në të njëjtën kohë, vijnë informacione se qytetarët janë mbledhur në qendër të Zubin Potokut”, thuhet në postimin e këtij portali. /Zëri