Gazetari veteran i sportit ndërron jetë gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë në Katar

Gazetari veteran i sportit Grant Wahl ka ndërruar jetë gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Katar.

BBC-ja raporton se 48-vjeçari u rrëzuar papritur teksa po shikonte ndeshjen.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes së gazetarit fatkeq.

Muajin e kaluar, Wahl u arrestua nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë ylberi, në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT.

Në një deklaratë për mediet, Federata e Futbollit të SHBA-ve  është shprehur e tronditur nga lajmi i hidhur për vdekjen e gazetarit 48-vjeçar.

“Tifozët e futbollit dhe gazetarisë së cilësisë më të lartë e dinin se ne gjithmonë mund të mbështeteshim te Grant për të ofruar lajme të detajuara dhe zbavitëse rreth futbollit dhe protagonistëve të tij kryesorë,” thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të SHBA-ve. /abcnews