Sveçla flet për arrestimin e dy serbëve për sulm ndaj policëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konsideron se sulmet që cenojnë sigurinë e vendit ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Sulmet që cenojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.
Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor.
Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.
Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë.