S’ka fitues në kohën e rregullt, ndeshja Kroaci – Brazil shkon në vazhdime

Kanë përfunduar 90 minutat e rregullt të ndeshjes Kroacia – Brazili në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ndeshja në kohën e rregullt nuk ka dhënë fitues duke u mbyllur ne barazim 0:0, për të shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Mbetët të shihet nëse në vazhdime do të ketë fitues apo duhet të përcaktohet në penallti.