Sterlingu rikthehet në Katar, i bashkohet Anglisë në stërvitje
Anglia ka pranuar një lajm tejet të mirë sot, pasi që ylli i Chelseat, Raheem Sterling është rikthyer në grumbullim me kombëtaren.
Sterling u kthye në Angli pasi që një grabitje kishte ndodhur në shtëpinë e tij gjatë kohë sa ai ishte në Katar me “Tre Luanët”, ku brenda shtëpisë ndodhej familja e tij.
Me të dëgjuar këtë gjë, Sterling u kthye në Londër, dhe nuk dihej nëse do të vazhdonte Botërorin pas incidentit në familjen e tij.
Por, tani është konfirmuar që Sterling është rikthyer në Katar dhe i është bashkuar Anglisë në stërvitje para ndeshjes çerekfinale kundër Francës në kuadër të Botërorit “Katar 2022”.
“Ai ka munguar në shumë seanca stërvitore dhe ka pasur dy fluturime shumë të gjata. Kjo nuk është një përgatitje e mirë”, tha trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
Anglia i rikthehet aksionit nesër, ku do të synojë me çdo kusht që ta mposht kampionin aktual botëror, Francën, në mënyrë që të sigurojë biletën drejt gjysmëfinales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.