Pas Zana Avdiut shqiptari nga Bujanoci kërcënon avokatin Arianit Kocin: Kam porositur njerëz në Kosovë, nuk e lëshoi të gjallë

Policia ka lëshuar një fletarrest për shqiptarin nga Bujanoci Rexhep Xhemaili, pas kërcënimit që i ka bërë aktivistes Zana Avdiu.

Fletarrestin e ka konfirmuar vet Xhemaili në një bisedë me “Zërin”, i cili ka thënë se pavarësisht kësaj nuk tërhiqet nga kërcënimi që ka bërë, për më tepër ai ka kërcënuar edhe avokatin Arianit Kocin.

Xhemajli ka thënë se nuk e ka problem burgun, ndërsa ka kërcënuar Kocin, që sipas tij i ka dal në mbrojte Avdiut dhe ka lëshuar fletarrest për të, raporton Zeri.info

“Dua t’i bëj apel Kocit, se unë prej 18 vjetëve rri nëpër burgjet e Serbisë, nuk e kam problem për burg as hiq, po të isha nga Kosova do të isha lajëmru vet në Polici, por jam banor i shtet të huj”

“Apel për Kocin që mos të përzihet se miliona shqiptarë dhe t’i po del kundër të gjithëve. Po atë çka i kam thënë vajzës qendrojë. Falje nuk kërkoj me ditë që 10 vjet burg i mbaj nuk kërkoj falje, ashtu e kam familjen që ne nuk kekrojmë falje”, tha ai për “Zeri.info”.

Xhemaili nuk është tërhequr nga kërcënimet se do t’ia pres kokën Zana Avdiut, ndërsa tha se ka porositur njerëz në Kosovë edhe për avokatin Arianit Kocin, për të cilin tha se “nuk e lëshon të gjallë”.

“Ajo ka lyp më tepër, e gjithë dynjaja, sjom i vetmi, edhe është e vërtet që kokën ja pres, njëmend e ka lyp. Ajo është e paguar nga Sebria, i ka jep azit me banesën më të mirë në Beograd, ne e dimë në Bujanoc”.

“Arianit Kocin e porosis që jam duke e kërkuar natë e ditë dhe le ta di që ku ta takojë, unë kam shok kosovar mi kanë dërguar me numër me të gjitha. Unë do ta takoj ata por gjallë nuk e lëshoj”, deklaroi ai.

Ai ka publikuar edhe një video ku i drejtohet avokatit Arianit Koci. /Zëri