Gjërat që nuk duhet t’i porosisni në restorantet luksoze

Nëse keni vendosur që të hani një darkë në një restorant luksoz ka gjëra të mira që mund t’i shijoni, por edhe disa të tjera që sipas shefave të kuzhinës nuk ia vlen t’i porosisni.

Këto janë gjërat që s’duhet t’i porosisni në restorantet luksoze:

Akullore

Juve mund të ju pëlqejë akullorja, por asnjëherë nuk duhet të jetë në porosinë tuaj në restorantet luksoze.

“Akullorja në menynë e ëmbëlsirave është gjithmonë e tepërt”, thotë Sarah Gunderson, shefe e kuzhinës që ka punuar në shumë restorante luksoze, shkruan “Eat this, not that”, transmeton Zeri.info.

Koktej karkalecash

Koktej karkalecash mund të gjindet lehtësishtë nëpër menytë e ndryshme të restoranteve, por ky është një artikull i cili përgatitet lehtësishtë dhe që nuk ia vlen të porositet në restorantet luksoze.

Gunderson thotë se “Ky koktej përgatitet në të njëjtën mënyrë për shumë vite, por vazhdon të rritet çmimi i tij, prandaj do të paguani shtrenjtë për një pijatë të thjeshtë”.

Bukë

Në shumicën e restoranteve luksoze buka ofrohet falas me vaktin tuaj, por në shumicën ajo ofrohet si pijatë veçmas.

Ngrënia e bukës para ose gjatë vaktit tuaj duhet të shmanget, pasi duhet të lëmë vend për mezet, por edhe për pijatat kryesore, kështu thotë shefi i kuzhinës, Jesus Alvarado.

Ai më tej shtoi se “Unë kurrë s’ha bukë në restorantet luksoze pasi ky artikull shpesh është falas ose shumë lirë, prandaj restorantet nuk e ruajnë siç duhet”. /Zëri