Videoja e ushtares ukrainase që vallëzon në borë merr miliona shikime

Në internet kanë qarkulluar video të shumta që tregojnë ushtarët ukrainas duke kërcyer, dhe duke marrë pjesë në trende.

Dhe një nga videot më virale duket se është e një ushtareje që bën një “vallëzim të Pikachu-s”.

E shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në Twitter më 5 dhjetor, videoja tregon një grua e veshur me uniformë ushtarake duke performuar një vallëzim në borë sikurse personazhi i verdhë i Pokemonit. Në sfond dëgjohen edhe të shtënat, transmeton Telegrafi.

Videoja ka grumbulluar 9.6 milionë shikime që kur u publikua.