Ejupi-Hajzeraj në përkahje të Xhakës e Shaqirit: E çuan pjesën e Kosovës dhe Kombëtaren tonë në Botëror

Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka folur për komentet negative që janë bërë ndaj Granit Xhakës, pas gjestit që bëri në ndeshjen Serbi – Zvicër.

Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3-2 në kupën e botës “Katar 2022”, duke e dërguar kombëtaren e Serbisë në shtëpi.

Njërin nga golat arriti ta shënoi Xherdan Shaqiri, kurse Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes.

Gjatë ndeshjes, kishte tensione mes futbollistëve të Serbisë me futbollistin Granit Xhaka, ndërsa pas ndeshjes pati shumë reagime, pas gjestit të Xhakës ku kishte prekur organin gjenital.

Madje, analistja Zana Avdiu e kishte quajtur të turpshëm këtë veprim të Xhakës, ku e kishte cilësuar sjellje prej rrugaçi.

Për këtë situatë Ejupi-Hajzeraj e ftuar në emisionin e Top Viral në ATV në mbrëmjen e të martës, mbështeti të dy futbollistët me prejardhje shqiptare.

“Prej fillimit të Kampionatit, Zvicra është ballafaquar gjithmonë me konkurrentë mjaft të fortë, ekipet të cilat i ka pas, e kanë lodhë gjatë rrugës, edhe këta dy profesionistë që i kemi që e përcjellin më tepër futbollin, edhe pse unë vijë prej një fushe tjerët, prej atletikës, mirëpo prej një kohe të gjatë lodhet një reprezentacion, një kombëtare, atëherë finalja u përmend që ke ballafaqimi me kombëtaren e Serbisë, jo veç që luajtën, mirëpo ballafaqimi ke edhe presion psikik, më tepër janë lodh nga mënyra se si janë ballafaqu me ta sesa vetë loja që i ka lodh. E dimë sesi shkojë loja me Serbinë, ne jem shumë krenar për Shaqirin edhe për Xhakën që kanë bërë një lojë të jashtëzakonshme, ata dy janë të jashtëzakonshëm, nuk e them vetëm ne si kosovarë këtu, mirëpo ata na kanë bërë jashtëzakonisht krenar. Këta dy janë rritë në Gjermani, Zvicër, e kanë dhënë kontributin e tyre, prind e tyre s’duhet me i harru kurrë, se ata janë shtylla kryesore që i kanë lënë këta djem me frymu shqip. Kosova nuk ka pas reprezentacion në Katar, por me këtë popullaritet që e kanë bërë këta dy [Shaqiri dhe Xhaka], e kanë çuar pjesën e Kosovës edhe kombëtaren tonë atje, kjo na ka bërë jashtëzakonisht krenar. Këta djem dijnë me luftu edhe kanë tregu se si duhet me luftu, i kanë tregu Serbisë se si luftohet edhe deri në fund sa duhet kur ballafaqohet me një kundështar aq të fortë, këta luajnë edhe më mirë sa duket prej dy lojtarëve tonë si Xhakën e Xherdanin po del edhe një luan. Për fat të keq, në kohën ku jemi, të gjithë munden me komentu, duke i fyer nganjëherë edhe lojtarët dhe ajo nuk është në rregull, pasi munden me u fy edhe familjet e duhet për të pasur kujdes, ngase fjala publike është shumë e rëndë e njerëzit ofendohen”, ka thënë Ejupi – Hajzeraj në Top Viral.

Ndërkohë, kujtojmë se, Zvicra mbrëmë e përfundoi rrugëtimin e saj në Kupën e Botës, pasi u mposht thellë nga Portugalia me rezultat 6-1. /Zeri.info