Flutura Kusari ngre alarmin: Gazetarët në veri janë braktisur nga Policia
Juristja e të të drejtës së mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se është jashtëzakonisht shqetësuese që Policia e Kosovës nuk e ka organizuar një ekip të policëve që të qëndrojë afër gazetarëve të cilët po janë duke raportuar Mitrovica e Veriut.
Kusari në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se gazetarët aktualisht janë pa mbrojtje policore atje.
“Jam ne kontakt me disa gazetare atje, te cilët po e rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur te informuar. Ata janë pa mbrojtje policore, janë të braktisur! Ne situata te tilla, me tensione te ngritura, me shpërthime, gazetaret lehtësisht mund te bëhen target i sulmeve fizike. Kështu ndodhi para në kohe ne veri, kur gazetaret u sulmuan gjate raportimit nga atje, sepse policia kishte dështuar t’i siguronte”, ka shkruar ajo.