Samuel Eto’o është përleshur dhe ka goditur një tifozë pas ndeshjes Brazil – Koreja e Jugut
Samuel Eto’o nuk i ka mbajtur nervat në një moment pas ndeshjes në mes të Brazilit dhe Koresë së Jugut.
Teksa po xhirohej nga një kameraman, kamerunasi e humbi për një moment kontrollin, duke e sulmuar fizikisht atë.
Ish-lojtari ishte duke bërë foto me disa fansa të tij, mirëpo duket se një kamerë që e ndiqte hap pas hapi e shqetësoi atë.
Si përfundim, ish-i i Barcelonës iu vërsul kameramanit dhe deshi ta godiste fizikisht.
Kësaj tentative ia doli pasi e goditi me gju në trup atë.