Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të 1/16 së finales së kampionatit botëror “Katar 2022”.

Përballja e parë e ditës do të jetë ballafaqimi në mes Marokut dhe Spanjës, me fillim në orën 16:00.

Dy ekipet kanë dhuruar spektakël gjatë fazës së grupeve dhe këtë do të synojnë ta bëjnë edhe sot.

Në terminin tjetër, Portugalia do të ballafaqohet me Zvicrën, me fillim në orën 20:00.

Helvetikët, pasi e mposhtën Serbinë gjatë ndeshjes së kaluar, do të tentojnë ta mposhtin edhe Portugalinë.