Ejupi: S’ka dënim më të madh për Serbinë se me u kthy mbrapa nga dy shqiptarë

Aksionari i klubit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka thënë se s’ka denim më të madhe për Serbinë sesa me u kthy mbrapa nga dy shqiptarë.

Zvicra ditë më pare mposhti Serbinë me rezultat 3-2 në Botërorin 2022.

Njërin nga golat e kishte shënuar Xherdan Shaqiri, kurse Granit Xhaka ishte shpallur lojtar i ndeshjes.

Ejupi, ishte i pranishëm sonte në emisionin Politiko, ku për këtë fitore të Zvicrës, ai theksoi se nuk ka denim më të madh për Serbinë se sa me u kthy mbrapa, e sidomos nga dy shqiptarët.

“Dënim më të madh për Serbinë, sesa me kthyer Zvicra, dy shqiptarë mrapa, dënim më të madh s’ka”, tha Ejupi në Politiko. /Zeri.info