Për gjestin e Xhakës, Remzi Ejupi: S’ka qenë provokim
Për gjestin e Xhakës, Remzi Ejupi: Nuk ka qenë provokim
Aksionari i klubit të FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka komentuar tensionet që ndodhën ditë më parë në ndeshjen Serbi – Zvicër, në kuadër të Botërorit 2022.
Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 3-2, ku njërin nga ora golat arriti ta shënojë Xherdan Shaqiri, kurse Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes.
Në ndeshje pati shumë tensione mes futbollistëve serbë me Granit Xhakën, ku lojtari me prejardhje shqiptare kishte bërë një gjest duke e prekur organin gjenital e ku ishte komentuar shumë se ishte një provokim.
Për këtë situate, ka komentuar edhe Remzi Ejupi, i cili është i pranishëm sonte në në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun, tha se ai gjesti që kishte bërë Graniti nuk ka qenë provokim.
“Unë mendoj se ka provokim të lehtë, të mesëm, të rëndë, unë mendojë se ky nuk ka qenë ndonjë provokim I madh në të gjitha gjestet që i ka bërë Graniti, ka qenë mbrenda kornizës të lejuar”, tha Ejupi në Politiko. /Zeri.info