Selektori serb dhe miqësia e tij e dikurshme me Arkanin, lidhja e Serbisë mes sportit dhe krimit
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka bërë ndërlidhjen e sportit me krimin serb dhe fytyrën e vërtetë të Serbisë.
Në një postim të Facebook, Musliu ka thënë se pjesëmarrja e Serbisë në kampionatin botëror në futboll “Katar 2022” hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgjë fisnike.
Sipas tij, mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.
“Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbollistëve të tyre fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe”, shkroi ndër të tjera ai.