Gazetari i njohur, Adriatik Riza shkruan letër publike për Granit Xhakën, e mbështet atë pasi e veshi fanellën “Jashari” në ndeshjen ndaj Serbisë
Adriatik Riza i shkruan letër publike Granit Xhakës, e mbështet
Gazetari i njohur, Adriatik Riza ka reaguar për ngjarjen që ndodhi në ndeshjen Zvicër - Serbi, ku ka komentuar situatën që u ndodh futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.
Xhaka ishte protagonist në atë ndeshje ku triumfuan me rezultat 3-2.
Xhaka pas ndeshjes, kishte veshur fanellën e lojtarit tjetër të Zvicrës, Ardon Jasharit.
Për këtë veprim pati shumë reagime, ku serbët e shikuan si provokim, duke dërguar edhe kërkesë në FIFA.
Për këtë situatë, gazetari I njohur, Riza ka shkruar gjëra e gjatë në faqen e tij zyrtare, ku ka mbështettur Xhakën.
Postimi i plotë:
Granit -Biri im....
Leter publike shqiptarit te Zvicres Granit Xhaka
....Ne serbet duhet ti mundim se pari mes nesh e jo thjesht vetem ne fushen e lojes....
Po te drejtohem keshtu .... Bir....pasi per nga mosha , me te medhenj se ty kam te dy femijet e mij ok...por mbi te gjitha po te biresoj publikisht pasi kemi te njejtin gjak o bir dinjitoz i Shqipes...
....Nuk kisha ndermend te reagoja serisht per gjithe c'ka ngjau ne ndeshjen e boterorit Qatar 2022 mes Zvicres e Serbise pasi shkruajta saktesisht gjithcka pashe, degjova e ndjeva pak ore pasi ti e shoket e tu e percollet ''pako postale'' per ne Beograd bishen e cmendur antishqiptare...boll bukur e ma mire se kaq prishet ....
Sot qellimi i reagimit tim u nxit prej nje sharlatani demode e nje antishqiptari-tradhetar me damke e qe fatkeqesisht shqiptaret e sotem vazhdojne ta kene ende mbi krye e kryeminister te tyre....
Eshte pikerisht AI - Edi Rama miku per koke i serbeve ultranacionaliste e shoviniste dhe si vellau i Vucicit...qe sot permes nje postimi e reagimi publik e ka komentuar keshtu fitoren e suksesin tuaj te madh ndaj Serbise....jam kunder nacionalizmave folklorike e patriotizmave fallse te Granit Xhakes me shoke...perse duhet te komentoj une...kur nuk jam kryeminister i Zvicres por i Shqiperise ?....etj etj...
Dhe eshte po ky ...i njejti o Granit -biri im...qe 4 vjet me pare kur ti e Xherdani bete saktesisht te njejten gje ne boterorin e Rusise ...postoi e beri publike nje foto tuajen me dicituren Foto of the day...e me pas ju beri thirrje shqiptareve ne mbare boten qe te mblidhnin urgjentisht fonde per te paguar denimin e gjoben qe ju vuri FIFA pas atij ''akti skandaloz'' qe ju te dy bete pas shenimit te golave tuaj ...duke treguar boterisht simbolin tuaj kombetar e asgje me shume se kaq !
....Por sot bratstvo -jedinstvo e Rames me Vucicin dhe Ballkani i tyre i shqyer e jo i hapur duket se e detyron te parin e qeverise kuislinge te sotme shqiptare ...ta harroje e injoroje krejt dyshen Xhaka - Shaqiri te 4 viteve me pare ne Rusi ...e ndaj sot ne Qatar 2022 ...ti fyeje e poshteroje ata duke ju vene epitete te ndyra e thellesisht pro serbe e po thellesisht antishqiptare....e madje guxon tu thote po publikisht Xhakes e Shaqirit ...se ju po ju perdorin si Mish per Top...e se une nuk kam ndermend ti perdor Xhaken e Shaqirin per luftera ballkanike....pasi ata jane qytetare te Zvicres [???]...
Ani...mos u merzit fort Granit - biri im...dekada me pare i madhi i kombit tone Konica na porosiste me shume dhimbje e mencuri se duhej te benim kurdohere kujdes pasi te keqen e kishim kurdohere mes nesh e prej vedit...ndaj dhe thoshte e shkruante aq qartesisht ne shqip se ...e keqja e shqiptarit kurdohere i ka ardhur po vetem e po vete nga shqiptaret ....dhe sa te drejte qe paska patur !
Ndoqa dje gjate gjithe dites Granit - biri im...reagimet. qendrimet, prononcimet, opinionet e shkrimet e pothuajse krejt mediave kryesore nderkombetare qe u moren me ate c'ka ngjau ne ndeshjen Zvicer - Serbi...ku shumica derrmuese e tyre e shpartallonin krejt nacionalizmin e semure serb dhe e denonin ashper urrejtjen e tyre primitive antishqiptare...duke insistuar qe tashme FIFA te nderhyje e te publikoje denimet perkatese...
Por e di cfare o Granit...gazeta me e urryer e antishqiptare e Beogradit ''Kurir'' kishte botuar dje 3-4 shkrime kundra teje e Xherdanit...nderkohe qe gazeta shqiptare e shqip-shkruarese e Tiranes TEMA e njefare palacoje me emrin Mero Baze[Vic]...kishte si koka -lajmesh ne numrin e saj te djeshem plot 5 shkrime e tituj te medhenj qe te sulmonin rende TY...te pergojonin poshtersisht e te fajesonin po ty e Xherdanin pse humbi e pse u eliminua Serbia e Vucicit...[?????]....
Madje na sulmonin edhe ne pse thame te verteten e asaj c'ka ngjau e pse ju dolem ne krah juve Bijve tane te te njejtit gjak...
Kusure per te hequr paskemi o Bir...sepse po e mundim serbin ne fushen e lojes por s'po e mundim dot tek e kemi mes nesh e teksa na eshte ulur kembekryq ne konakun tone e po na ben rolin e te zotit te shtepise...kjo eshte c'eshte !
Te kam ndjekur qysh heret e kur ishe ne Bazel o Granit...qysh kur u shpalle kampion i botes me te rinjte e Zvicres...e me pas more edhe ngjitjen e madhe drejt Borusias se Mynchengladbahut e tash prej 6 vitesh je ne Arsenal...e po prej vitesh je dhe nje titullar e lider i pa diskutueshem i kombetares se Zvicres...
Ligeshtohem disi qe nuk zgjodhe te perfaqesoje Shqiperine a Kosoven...por teksa tashme i di me detaje aresyet e kesaj zgjidhje e zgjedhje tendes absolutisht nuk kam asnje te drejte e aresye te te mbaj meri....
Sepse ne Shqiperi batakcinjte si Armando Duka e sevilet e sekseret e ndyre te tipit Shakohoxha nuk mund t'ju a ofronin dot juve shqiptareve te Zvicres fanellen kuq e zi pa ju a mbushur atyre xhepat e babezitur e te piset...
Ndersa per ne Kosove ne rastin tuaj vlen te citoj nje shprehje tonen te mencur e popullore qe thote se ...pordhet e medhaja grisin breket e reja ...o biri im...
E di fort mire edhe historine e dhimbeshme e tragjike te familjes suaj te nderuar...nacionaliste e patriote...dhe te rikujtoj se nje dege e rendesishme e saj prej dekadash dhe e persekutuar prej komunizmit e diktatures barbare filo ruso-sllave jeton me dinjitet ne Shijak...
...Askush prej Xhakeve s'ka vdekur prej semundjeve a ne shtrat - me tregonte shume vite me pare nje miku im shijaks i hershem...por te gjithe balle per balle me plumbin ...no comment !
E di fort mire Biri im...se nga buron edhe ky lloj patriotizmi mese i perligjur i yti ...teksa kujtoj burgosjen e torturat barbare qe serbet i bene ne vitet 80 Atit tend te respektuar Ragibit ne burgjet e tyre c'njerezore....sikurse se pari ate c'ka i bene Atdheut te gjakut tend e popullit po te njejtit gjak...e nderkohe qe kjo Europe qe sot cirret e uleret kunder nacionalizmave te semure....dje heshte e bente sehir kunder barbarizmave monstruoze serbe ne Kosove !
Ti shkrova keto radhe Bir per te te rikujtuar se...jam fort e fuqishem ne krahun tend ...e te krejt shqiptareve te llojit tend kudo qe ata jetojne e frymojne...e sidomos kur na bejne kaq krenar sa c'po na beni prej kohesh edhe ju shqiptaret e Zvicres...
Kurre mos u tut e mos u frigo Granit...pasi te siguroj se krejt shqiptarine e ke me vedi....
Te uroj shqiptarisht Bir...Pushka Top tu befte ...shume shendet, mirenjohje, respekt e te perqafoj prej se largu duke te uruar vec suksese e cdo te mire TY e krejt familjes tende...
Paste dite te bardha Kombi e Populli yne Biri im...sepse Zoti vonon por kurre nuk harron...ok !
A.R.D