Asnjë rast i ri me COVID-19 sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen me COVID-19 në Kosovë.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 18 testime asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sipas ministrisë gjatë 24 orëve janë shëruar dy qytetarë, ndërsa asnjë person nuk ka vdekur.
Aktualisht në Kosovës janë 5 raste aktive me COVID-19.