Abdixhiku pritet në shtëpinë e Sarrazinit në Hamburg
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në kuadër të vizitës së tij është mirëpritur në shtëpinë e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Abdixhiku njofton se e ka falënderuar Sarrazinin për përkrahjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës.
“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi ai. /Zëri