Trepça ’89 reagon pas vdekjes tragjike të futbollistit të saj
Sot ka ndodhur një ngjarje tragjike në futbollin kosovar.
Mitrovica po zhvillonte një miqësore me grupmoshat e tyre, kur një prej futbollistëve pësoi arrest kardiak.
Aty ndërhyri stafi mjekësore, më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por lojtari nuk arriti të mbijetojë.
Pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar edhe vetë klubi mitrovicas, duke shprehur ngushëllime.
Më poshtë e gjeni njoftimin e Trepça `89:
Njoftim Mortor.
Sot në moshën 17 vjeqare ndahet nga ne i yni i paharruari
Erion (Faton) Kajtazi.
Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për Ty Erion.
U rrite me të gjitha grupmoshat te ne.
Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Europ e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti vetëm fizikishtë por jo edhe emocionalishtë e shpirtërishtë.
Eri siq të thrrisëshim të gjithë do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i Dashur, i Buzëqeshur, i Afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë.
Me Dhimbje të madhe tëmpërkujtojm e kurrë nuk të harrojmë i gjithë Klubi KF TREPÇA'89
Presidenti
z. Abedin Zeka BEKI