Pos Jesus, Brazili humbet edhe një yll tjetër për pjesën tjetër të Botërorit

Pos Gabriel Jesus, te Brazili është lënduar edhe mbrojtësi anësor i Manchester United, Alex Telles.

Lajmin e konfirmoi gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Sipas po të njëjtit burim, lojtari, me dëmtimin e pësuar ndaj Kamerunit, është, me shumë gjasë, i padisponueshëm për pjesën tjetër të Botërorit.

Kjo pritet të jetë një goditje jo fort e lehtë për “Seleçaon”, të cilët tashmë janë futur në një fazë më intensive të garës dhe i duhet të gjithë lojtarët.