Granit Xhaka vishet me fanellën e Jasharit pas ndeshjes

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.

Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Granit Xhaka e ka dëshmuar edhe një herë tjetër pse është një lider dhe kapiten i padiskutueshëm.

Mesfushori i Arsenalit pas ndeshjes e ka veshur fanellën e Ardon Jasharit, shqiptarit tjetër që është pjesë e Zvicrës. Për Jasharin nuk kishte minuta as sonte, teksa Xhaka vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në çdo ndeshje. /gexpress