Federata e Futbollit e Serbisë reagon pas eliminimit në Kupën e Botës nga Zvicra, shqiptarët vërshojnë me komente në faqen zyrtare të federatës

Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar pas eliminimit nga Kupa e Botës nga Zvicra, në kuadër të fazës së grupeve.

Zvicra e Granit Xhakës dhe e Xherdan Shaqirit e mposhti Serbinë me rezultat 2-3.

Golin e parë arriti ta realizoi Xherdan Shaqiri, teksa edhe Granit Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes.

Pas kësaj humbje, Federata e Futbollit e Serbisë ka reaguar në faqen zyrtare të tyre.

“Serbia mundet nga Zvicra dhe përfundoi pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës në Katar”, ka shkruar FFS.

Nuk munguan komentet e shqiptarëve, të cilët e kanë mbushur me flamuj kuq e zi dhe të Kosovës këtë postim.

Zvicra e kalon grupin me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Brazili si lider. /Zeri.info