Zvicra e Xhakës dhe e Shaqirit mposht Serbinë dhe kualifikohet tutje në Kupën e Botës

Zvicra ka arritur të mposht Serbinë dhe ka siguruar kualifikimin tutje në Kupën e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “974”  përfundoi me rezultat 2-3.

Fillimisht ishte Xherdan Shaqiri që realizoi për 0-1 në minuten e 22-të duke ia dhënë epërsinë ekipit të tij.

 

Mitroviq barazoi rezultatin në minuten e 26-të, teksa Vlahoviq ia dha epërsinë ekipit tij.

 

Mirëpo Zvicra e Xhakës e Shaqirit nuk u ndal, ku arriti të barazoi rezultatin për 2-2 përmes Embolos, duke u mbyllur edhe pjesa e parë kështu.

Në pjesën e dytë, Freuler arriti të rikthejë epërsinë e Zvicrës për 2-3.

Deri në fund nuk pati më gola dhe kështu Zvicra e Xhakës dhe e Shaqirit kalojnë tutje nga pozita e dytë në tabelë me gjashtë pikë. /Zeri.info