Son Heung-min u përlot pasi Koreja e Jugut arriti në mënyrë të jashtëzakonshme kualifikimin tutje

Son Heung-min u përlot pas një goli në minutat e fundit, kur Koreja e Jugut mundi 2-1 Portugalinë për të siguruar vendin e saj në 16-tën e fundit të Kupës së Botës.

Son shkoi në një vrapim të gjatë drejt portës së Portugalisë përpara se t’i dërgonte një pasim Hwang Hee-chan për golin vendimtar. Kjo i siguroi Koresë kualifikimin tutje dhe Son u pa duke u përlotur nga  gëzimi teksa festonte suksesin.

Koreja e Jugut kaloi në fazën eliminatore për shkak të diferencës me gola, duke shënuar më shumë se Uruguai, i cili përfundoi i treti në tabelë dhe u eliminua pavarësisht se mundi Ganën 2-0.

Son dhe shokët e tij të skuadrës do të përballen me fituesit e Grupit G në raundin tjetër, që do të thotë se ata mund të përfundojnë në çift me favoritët e para-turne, Brazilin.