Peskov: Putini është i hapur për negociata me Washingtonin

Pas deklaratës së djeshme të Bidenit në takimin e tij me Macronin, se është i gatshëm të negociojë me Putinin, ka reaguar zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

Ai ka theksuar se është i hapur për bisedime me Washingtonin, por deri tani përpjekjet për të negociuar me NATO-n, OSBE-në dhe Shtetet e Bashkuara kanë dështuar.

“Presidenti i Federatës Ruse ishte, është dhe mbetet gjithmonë i hapur për negociata për të siguruar interesat tona”, u tha Peskovi gazetarëve.

Ai kujtoi se ishte Putini ai që, edhe para fillimit të pushtimit të Ukrainës, u përpoq të fillonte negociatat me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe OSBE-në.

“Ju e dini se kjo nismë nuk ka pasur përgjigje” , tha ai.

Më pas, Peskovi e përshkroi diplomacinë si opsionin më të preferuar për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

“Sigurisht, mënyra e preferuar për të arritur interesat tona është rruga paqësore diplomatike”, tha Peskovi. /abcnews