“Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”, nis protesta kundër vrasjes së grave

Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, është paralajmëruar protestë, e cila tashmë ka nisur.

Shumë persona i janë bashkuar protestës me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

“Jeta e gruas e vlefshme pavarësisht a është nanë, motër, bijë!”, “Hapësirat private e publike të pasigurta për gratë!”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, është shkruar në disa nga pankartat që po mbajnë protestuesit në duar.