Kuleba bën thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u takua me kreun e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell. Ai bëri thirrje për vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Rusisë.“Në Lodz, Josep Borrell dhe unë ramë dakordse lufta totale kundër Ukrainës nënkupton mbështetje totale për Ukrainën.

Falënderova BE-në për ndihmën e vazhdueshme të mbrojtjes dhe theksova se sanksionet e ardhshme të BE-së duhet të përfshijnë ato që godasin industrinë e prodhimit të raketave të Rusisë: ajo duhet të marrë fund,” tha një mesazh në Twitter Kuleba.