Edhe sot, asnjë rast i ri me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 46 testimet e bëra në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar pesë pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë pesë raste aktive me koronavirus.
Kujtojmë se edhe dje nuk ka pasur raste të reja me COVID-19. /Zëri