Arrestohen dy persona për vjedhje barnash në një depo në Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë janë arrestuar dy persona për vjedhje të barnave në një depo.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në kryeqytet.

“Puna e hetuesve të stacionit policor është finalizuar menjëherë, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave, si dhe të arrestojnë dy personat e dyshuar:

– K. I., mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– E. S, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut”.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, si dhe identifikimin e personit të tretë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri