Senegali e fiton duelin direkt me Ekuadorin, kalon tutje në Botëror
Senegali do t’i kalojë grupet e Botërorit, si skuadra e dytë nga grupi A.
Kombëtarja e Senegalit ka fituar me rezultatin 1:2, kundër Ekuadorit, në kuadër të grupit A.
Senegalezët kaluan në epërsi në pjesën e parë, në fund, në minutën e 44′, me anë të Ismaila Sarr. Sarr shënoi nga pika e bardhë.
Pjesa e dytë ishte një prej pjesëve më interesante të këtij Botërori.
Ekuadori kërkonte barazimin për të shkuar tutje. Golin e barazimit e gjeti Caicedo në minutën e 68′, për t’i çuar në festë ekuadorianët.
Por, reagimi i Senegalit ishte shumë i shpejtë, me anë të Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi shënoi në minutën e 70′ për 1:2.
Me këtë fitore, Senegali kalon në fazën tjetër të garave, dhe e kthen Ekuadorin në shtëpi.
Senegali numëron 6 pikë pas tri ndeshjeve, kurse Ekuadori 4. Katari mbetet pa pikë derisa Holanda shkon si e para me 7 pikë.