Bota po e shijon, por Qatar 2022 ua mori jetën 400 deri 500 punëtorëve migrantë

Shefi i Kupës së Botës, Hassan Al-Thawadi e ka pranuar se 400 deri në 500 punëtorë migrantë kanë vdekur derisa ishin të angazhuar në projektet lidhur me Qatar 2022.

Ai tha se janë bërë dhe se “duhen bërë përmriësime të thella” në këtë drejtim.

“Shërblimi” që iu dha Katarit më 2010, për ta organizuar Kupën e Botës më 2022 u përcoll me shumë kritika, në radhë të parë për rekordin jo të mirë të shtetit të Gjirit Persik rreth cështjes së të drejtave të njeriut, trajtimin që ua bënte ky vend punëtorëve migrantë dhe për moslejimin e homoseksualitetit.

Gazeta “Guardian” ka raportuar vitin e kaluar se shifra e atyre që vdiqën në vendpunishtet për Qatar 2022 mund ta kalojë 6 mijë e 500-shin.

Al-Thawadi, i cili ishte i ngarkuar të garantojë se infrastruktura e Kupës së Botës të jetë gati për këtë vit, e pranoi se viktimat janë shumë më tepër sesa shifra që ishte thënë zyrtarisht, deri vonë, dhe e cila ishte 40 raste.

“Vlerësimet janë rreth 400, mes 400 dhe 500”, tha ai për Piers Morgan, në një intervistë me TalkTV, përcjellë Klankosova.tv. “Nuk e kam numrin e saktë, kjo është dicka për të cilën ka diskutime. Vdekja e ndonjërit është vdekje për shumë tjerë, thjeshtë”.

Sipas Al-Thawadit, kushtet e punës janë përmirësuar nga viti në vit, të paktën në vendpunishtet e Qatar 2022.