Autobusi i kombëtares së Zvicrës pëson aksident trafiku
Autobusi i kombëtares së Zvicrës është përplasur me një veturë të policisë.
Ky aksident ka ndodhur rrugës së ekipit zviceran për t’u ndeshur me kombëtaren e Brazilit. Lajmi i mirë është që askush nuk është lënduar, dhe që skuadra e Zvicrës ka arritur në stadium.
Gjithçka do të jetë gati për përballjen midis dy kombëtareve në ndeshjen që nis në ora 17:00.