Për Ditën e Flamurit, Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri

Komuna e Lipjanit ka përuruar objektin e ri në Ditën e Flamurit, 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Imir Ahmeti, tha se pikërisht në këtë festë të madhe të Kombit tonë kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Komunës.

Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët kudo që janë për Ditën e Flamurit, duke u zotuar edhe për projekte të tjera.

“Të dashur qytetarë të komunës së Lipjanit, Urime Festat e nëntorit, Urime Dita e Flamurit!”, raporton EO-ja.

Ai ka sqaruar se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100% nga mjetet e buxhetuar të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.