Kroacia fiton por kualifikimin e ka të vështirë

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Kanadas me rezultat 3:1 duke marr kryesimin e tabelës së grupit F me katër pikë, por që kualifikimin tutje e ka shumë të vështire.

Kombëtarja kroate në sfidën e fundit ndeshet me Belgjikën dhe i duhet medoemos të mos humb ndryshe edhe eliminohet.

Maroko që ka befasuar të gjithë, në sfidën e fundit ndeshet me Kanadan dhe vetëm një barazim e kualifikon tutje, kështu që sfida ndërmjet Belgjikës dhe Kroacisë do të jetë jetike pasi njëra nga këto kombëtare do të bije që në fazën e grupeve, gjithmonë nëse Maroko nuk humb ndaj KanadAs.