Ekipi i Argjentinës festoi më shumë se një orë fitoren ndaj Meksikës

Lojtarët e Përfaqësueses së Argjentinës kanë festuar fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës në turne pas fitores së tyre të rehatshme 2-0 ndaj Meksikës të shtunën mbrëma.

Lionel Messi dëshmoi se ishte diferenca mes skuadrave pasi shënoi një supergol nga distanca në minutën e 64-të, ndërsa më vonë asistoi për golin e Enzo Fernandez.

Lojtarët e Argjentinës u lehtësuan qartë nga shmangia e një disfate që do t’i bënte të eliminoheshin nga gara.

Pas ndeshjes, në rrjetet sociale janë shfaqur disa video nga festimet e ekipit argjentinas në zhveshtore.

Në një postim të gjatë me video, lojtarët brenda zhveshtores mund të shihen duke kërcyer nën ritmin e muzikës latine.

Messi ishtë në krye të skenës apo dirigjenti i shfaqjes, teksa vëmendjen e vodhi edhe portieri Martinez, i cili kërcente mbi tavolina.

Paulo Dybala dhe Nicolas Otamendi janë kapur gjithashtu duke kërcuar, teksa stafi qëndronte anash, edhe pse festonin së bashku me lojtarët.

Raportet nga brenda terrenit sugjeruan se lojtarët e Argjentinës  kanë festuar fitoren e parë në grup më shumë se një orë pas vërshëllimës së fundit.