Të paktën 32 persona të vrarë në Kherson pas tërheqjes së ushtrisë ruse
Të paktën 32 persona janë vrarë në provincën jugore të Ukrainës në Kherson nga bombardimet ruse, që nga tërheqja e forcave ruse dhe pro-ruse dy javë më parë nga atje, tha sot shefi i policisë kombëtare të Ukrainës .
Forcat ruse përfunduan tërheqjen e tyre nga qyteti i Khersonit më 11 nëntor pas gati nëntë muaj pushtim.
Aktualisht forcat ruse janë të vendosur në bregun lindor të Dnieper.“Bombardimet e përditshme ruse po shkatërrojnë qytetin dhe po vrasin banorët vendas. Në total, Rusia ka vrarë 32 civilë në rajonin Kherson që nga rimarrja”, tha shefi i policisë kombëtare Ihor Klimenko në një postim në Facebook.
“Shumë njerëz po evakuohen për të kërkuar strehim në pjesë më të qeta të vendit. Por shumë banorë mbeten në shtëpitë e tyre dhe ne duhet t’u ofrojmë sigurinë maksimale të mundshme”, pohoi ai, duke thënë se policia po vepron sërish në zonë./abcnews.al