Arrestohet në Kamenicë kosovari i kërkuar nga Interpol-i
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 20:50 në Gjilan është arrestuar një shtetas kosovar që kërkohej nga Interpol-i.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte ndalur për kontrollë rutinë në Kamenicë, por që pas verifikimit kishte rezultuar si i kërkuar për “Vjedhje të rëndë”.
“I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor”, thuhet ndër të tjera. /Zëri