Gazetari amerikan e pyet futbollistin serb për skandalin me flamur, ky ishte reagimi i shpejtë nga zyrtari i Federatës serbe
Serbia po përballet me presion të madh në Katar pas skandalit që bën lojtarët kur e shfaqën në dhomat e zhveshjes flamurin serbë me hartën e Kosovës.
Në konferencën për shtyp ku ishin të pranishëm Marko Grujiq dhe Nemanja Maksimoviq, gazetar i agjencisë amerikane, “Associated Press” i ka pyetur se pse ata e kanë shpalosur flamurin “Kosova është Serbi, nuk ka dorëzim”, por nuk ka marrë përgjigje.
“Në këtë konferencë do të flasim vetëm për ndeshjen, nuk do të merremi me tema që nuk kanë asnjë pikë kontakti me duelin ndaj Kamerunit”, ka ndërhyrë zëdhënësi i Federatës duke mos lejuar lojtarët të flasin.
FFK-ja tashmë ka dorëzuar në FIFA ankesën për atë skandal dhe bazuar në raportimet edhe te mediave ndërkombëtare shtetin serb e pret një dënim bukur i rënd për aktet raciste të paraqitura në kampionatin Botëror.