Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Francës dhe Danimarkës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Francë - Danimarkë në kuadër të Botërorit 2022.

Fraksioni i parë i kësaj ndeshje është mbyllur me rezultat ashtu siç ia nisën 0-0.

Gjatë kësaj pjese Franca ishte më kërkuese teksa pati edhe disa raste shënimi mirëpo pa konkretizim të golit.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet pjesa e dytë pas 15 minutave pushim. /Zeri.info