Kuleba: Të mbijetuarit e Stalinit, nuk duhet të dorëzohen sot
“Nëntëdhjetë vite më parë, Stalini përdori urinë si armë duke vrarë miliona ukrainas. Ndizni një qiri sonte për të përkujtuar viktimat e gjenocidit të Holodomorit të viteve 1932-1933 dhe urisë masive të 1921-1922 dhe 1946-1947.
“Ne mbijetuam atëherë dhe fituam. Mos u dorëzoni,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba në një postim në Twitter , duke përkujtuar Holodomorin.
“Ukrainasit kanë kaluar gjëra të tmerrshme. Dhe pavarësisht gjithçkaje, ata kanë ruajtur aftësinë për të mos u nënshtruar dhe dashurinë e tyre për lirinë. Dikur donin të na shkatërronin duke përdorur urinë si armë, tani me errësirë ëdhe të ftohtë.
Do ta mposhtim përsëri vdekjen.”
Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mesazh në Telegram me rastin e përkujtimit të Holodomorit. /abcnews