Një grua në Mitrovicë bëhet për spital pas sulmit nga kunata
Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:20, në Mitrovicë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.