Rikthehet energjia elektrike në Kherson
Energjia elektrike është rikthyer në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, pas çlirimit të vendit në fillim të këtij muaji, sipas autoriteteve ukrainase, shkruan skynews.
Qyteti kishte mbetur pa energji elektrike, dhe ujë të pijshëm, pas marrjes në kontroll nga forcat ukrainase më 11 nëntor. Trupat ruse pushtuan Kherson menjëherë pas fillimit të luftës më 24 shkurt.
Tërheqja e trupave rusë shënoi një pengesë të konsiderueshme për Moskën, por zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se forcat ruse ende po bombardojnë qytetin përtej lumit Dnipro.
Kreu i administratës lokale tha të premten se 15 persona janë vrarë dhe 35 janë plagosur në gjashtë ditët e fundit. /abcnews