Dhunoi të miturën, arrestohet ferizajasi
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një mitur.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 22.11.2022 rreth orës 23:00 në Ferizaj, dhe rasti në Polici është iniciuar “ Dhunim” raporton Zeri.info.
“Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri