Një femër godet policin me veturë ne Lipjan

Një femër në Lipjan derisa po e ngiste veturën e saj, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:20, në rrugën “ Nacionale” në fshatin Kunjuh në Lipjan, raporton Zeri.info.

“Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë, /Zëri